Shkruan: Fehmi Sylejmani
Skuadra e Dritës me një paraqitje brilante ka shkëlqyer në shumë aspekte në ndeshjen e kthimit, duke e përmbysur rezultatin e ndeshjes së parë, me rezultat të thellë.
Përveç tre golave, e shumë lehtë kanë mundur të shënojnë edhe më tepër, “bardhë e kaltërtit” në këtë ballafaqim, patën një angazhim të pashoq e maksimal, menaxhim të mirë të ndeshjes, qarkullim të shpejtë të topit, krijime imagjinative dhe të rrjedhshme e të shpejta të aksioneve, ritëm të lartë të lojës, transformim të kujdesshëm e të shpejtë të reparteve, teknikisht e taktikisht perfekt, vetëbesim të sigurt, vullnet e dëshirë të madhe e këmbëngulëse për fitore dhe një tifozeri besnike e përkrahëse, tepër e zëshëme dhe e pandalshme për 90 minuta.
Urime për këtë triumf maestral gjithë futbollistëve, shtabit teknik, kryesisë, tifozëve dhe gjithë dashamirëve të futbollit! /2LONLINE/