DYLON

Dhoma e Tregtisë: Të lejohet puna e PayPal-it në Kosovë

Dhoma e Tregtisë: Të lejohet puna e PayPal-it në Kosovë
Avatar photo Redaksia

Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Kosovë përmes një shkrese kërkoi nga Guvernatori i Bankës Qëndrore të Kosovës (BQK), Fehmi Mehmeti, që të punohet dhe pranohet që Kosova të jetë pjesë e disa sistemeve elektonike të pagesave, në mënyrë që të njejtat të jenë valide edhe në Kosovë, siç është rasti për Paypal, i cili dukshëm do të lehtësonte shkëmbimin e transkasioneve të operatorëve ekonomik me vendet e tjera.

Dhoma e Tregtisë tash e sa kohë është duke kërkuar nga BQK dhe Institucionet që të mundësohet realizimi i pagesave ndërkombëtare përmes sistemit PayPal, që do të kishte ndikim pozitiv tek këto të fundit.

EkoHigjiena

Dhoma e Tregtisë ka pranuar shqetësime nga bizneset të cilat eksportojnë jashtë vendit, dhe bëjnë tregti elektronike përmes ecommerce, e të cilat kërkojnë që pagesa të realizohet përmes Paypal. Pamundësia e realizimit të kësaj të fundit po bënë që bizneset të humbin edhe klientët potencial, çështje kjo e ngritur edhe në takimet me Kryeministrin dhe Ministrin Murati.

Sipas Dhomës së Tregtisë trajtimi me prioritet i kësaj të fundit do të kishte ndikim pozitiv tek operatorët ekonomik dhe do të lehtësonte realizimin e pagesave ndërkombëtare.

Disa ndër kërkesat për të cilat Dhoma e Tregtisë ka adresuar ndër vite tek BQK përfshijnë si në vijim:

  • Të largohet kamata prej nga bankat komerciale për kthimin e parave të imëta;
  • Të zvogëlohet tarifa nga 1 – 3 % në 0.025 % e shumës së paguar nga qytetarët në biznese nëpërmjet pagesave me pos;
  • Vështirësitë që po i hasin bizneset me pagesa ndërkombëtare, përkatësisht licensimin e sistemeve elektronike të pagesave, si paypal, cyber source, amazon etj.
  • Të ofrohen kredi për bizneset, me grejsperiudhë deri në 2 vjet dhe me afat pagese deri në 10 vjet, me garancion të shtetit. Kreditë të jenë pa interes me grant prej 30% për ndërmarrjet mikro dhe të vogla përmes Fondit për Garanci Kreditore; /2lLONLINE/
Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.