Reziston Drita, përmbyll ndeshjen e parë ndaj Viktoria Plzen me barazim pa gola. Madje, pothuajse fare në fund , po të ishte më i vëmendshëm, Albert Dabiqaj, i cili pati një rast të jashtëzakonshëm për të shënuar, skuadra gjilanase edhe mund të shënonte fitore.
FC Drita ia ka arritur të dal pa pësuar humbje nga “Doosan Arena”, ku është ballafaquar me një skuadër të fortë siç është Viktoria Plzen, pasi ka përmbyllur 90-minuta lojë duke barazuar pa gola.
Kujtojmë se skuadra çeke, Viktoria Plzen ka eksperiencë të madhe në Evropë pasi ka luajtur edhe në grupet e Ligës së Kampionëve.
Ishte kjo ndeshja e parë e rrethit të dytë kualifikues për Ligën e Konferencës, ku skuadra gjilanase, FC Drita tregoi edhe njëherë se ndaj skuadrave të forta luan mirë.
Ky rezultat është i favorshëm për skuadrën gjilanase, e cila pas një jave e pret kundërshtarin si vendës, me shpresën e një rezultati që do ta kualifikonte tutje në Ligën e Konferencës. /2LONLINE/