DYLON

Ndaj të dyshuarit iniciohen rastet ‘kalim i paautorizuar i kufirit’ dhe ‘kontrabandim me mall’

Ndaj të dyshuarit iniciohen rastet ‘kalim i paautorizuar i kufirit’ dhe ‘kontrabandim me mall’
Avatar photo Redaksia

Policia e Kosovës, konkretisht njësitë reaguese të Stacionit Policor në Vushtrri, me datën 26 korrik 2023, rreth orës 23:00, pas pranimit të informacionit inteligjent nga njësitë policore kufitare, kanë arritur të ndalojnë kamionin me vozitës të dyshuarin mashkull serb kosovar.

Vozitësi i dyshuar pas kontrollit nga zyrtarët policorë është konstatuar se nuk kishte dokumentacion, kurse malli dyshohet se është kontrabanduar nga Serbia.

EkoHigjiena

Pas realizimit të kontrollit në kamion kishte të ngarkuara pemë:

• pjeshkë 4200 kg,
• nektarinë 3500 kg,
• dardhë 1650 kg,
• kumbull 1450 kg dhe
• kajsi 800 kg.

Rasti në fjalë është trajtuar nga Njësia e Hetimeve në Lluzhan, ku është iniciuar rasti ‘kalim i paautorizuar i kufirit’ dhe ‘kontrabandim me mall’.

Pas përfundimit të procedurave, me autorizim të prokurorit kompetent, i dyshuari lirohet në procedurë të rregullt, kurse kamioni është sekuestruar dhe është dorëzuar në terminalin doganor në Mitrovicë. /2LONLINE/