Dita ndërkombëtare e mjedisit është caktuar mbi 30 vjet më parë nga Asambleja e përgjithshme e OKB-së, me qëllim për të shtuar vetëdijen rreth çështjeve të mjedisit dhe për të tërhequr vëmendjen politike ndaj këtyre çështjeve si dhe për të nxitur veprimin individual në këtë drejtim.
Ismet AZIZI
Qëllimi i kësaj ngjarje është të nxisë aktivitete dhe aksione për të arritur ndryshime pozitive në mbrojtjen e mjedisit. Kjo ditë zakonisht përcillet me një tematikë të caktuar.
Në të kaluarën tema të kësaj ngjarje kanë qenë kujdesi për tokën dhe ujin, mbrojtja e shtresës së ozonit, ndryshimet klimatike dhe zhvillimi i qëndrueshëm duke pasur gjithnjë në fokus ruajtjen e shëndetit human.
Keni vëmendjen, në qytetin tonë,kur të hapet edhe një korsi, sa do te rritet qarkullimi i automjeteve të rënda si këta autobus të cilët qarkullojnë në linja ndërurbane.
Këta drunj, apo ata të mbjellë para disa viteve në anën tjetër, nuk do të jenë më.
Gjithashtu të ju them se trotuar nuk do të ketë, dhe keni rastin të qarkulloni nëpër parkun qe qytetit. Keni parasysh së shpejti hapet rruga për Kumanovë, dhe rruga më e shkurtër që do ta lidhë vendbanimet e Kosovës me Kumanovën do të kaloj nëpër këtë qendër.
Të nderuar qytetarë të Gjilani, gjykoni vet sa do të rritet ndotja dhe zhurma në qytetin tonë?