Drejtues nga Qendra Rajonale për Punësim (QRP), thanë se bazuar në statistikat që i kanë për numrin e të papunësuarve që janë lajmëruar në këtë qendër rezulton se deri në fund të gjashtëmujorit të parë të këtij viti, kemi mbi 35 mijë ë evidentuar si të papunë.
Xhevat Aliu, drejtor në QRP, ka thënë se punëkërkues të evidentuar pran kësaj qendre janë 35 mijë e 773 nga të cilët 16 mijë e 973 ose 47 për qind janë femra.
Ndërsa vetëm për gjashtëmujorin parë të këtij viti, numri i punëkërkuesve të rijë, të paraqitur pran qendrës, ka arritur shifrën prej 1 mijë e 807 punëkërkues, nga të cilët 976 femra.
Ai tha se struktura kualifikuese e të evidentuarve si të papunë është kryesisht e pakualifikuar me 56.7 për qind dhe ajo me shkollë të mesme – 29.4 për qind, deri sa ka edhe me shkollë të lartë dhe fakultet e që janë 734 të tillë.
Sa i përket gjetjes së vendeve të lira të punës, sipas Aliut, rezultatet në gjashtëmujorin e pare janë inkurajuese, por ato janë shumë larg kërkesave dhe nevojave të punëkërkuesve. megjithatë, nga këshilltarët për punësim janë këshilluar 7 mijë e 93 punëkërkues, i kanë zbuluar 812 vende të lira të punës, ndërsa kanë ndërmjetësuar në punësim 499 punëkërkues.
“Sa i përket projekteve, në fillim të vitit është realizuar ai i UNDP-së, i cili ka mbështetur çështjen e punësimit me karakter aftësimi sipas tri skemave: trajnim në vendin e punës, trajnimit në institucion dhe kompani si dhe skemën e praktikantëve, punëkërkuesit me fakultet”, ka thënë Aliu.
Ai tha se ky projekt kryesisht ka mbështetur punëkërkuesit e rij me moshë deri 30 vjeç. Projekti I UNDP-së është mbështetur mjaft mire nga ndërmarrjet dhe institucionet si dhe nga punëkërkuesit dhe përmes këtij projekti në trajnim dhe praktikë janë ndërmjetësuar 133 punëkërkues.
Gjithashtu, sipas Aliut, gjatë gjashtëmujorit të parë në partneritet, Ministria e Punës dhe Agjencionit Kosovar i Pyjeve është realizuar Projekti “Pyllëzimi Pranveror 2010” ku kanë gjetur angazhim në punë 48 punëkërkues të cilët kanë punuar 11 ditë pune.
“Gjatë kësaj periudhe të këtij viti janë bërë përgatitjet për realizimin edhe të dy projekteve tjera si projekti Kosvet-6, i financuar nga Bashkimi Evropian dhe projekti Lux-Development, i financuar nga qeveria e Luksemburgut”, ka thënë Aliu.
Ai tha se përmes projektit Kosvet-6, është bërë ndërmjetësimi në trajnim i 143 punëkërkues ndërsa përmes projektit të Lux-Development, 24 punëkërkues, kryesisht ata të cilët kanë kryer ndonjë nga kurset në Qendrat e Aftësimit Profesional (QAP). /2lonline/