Me kalimin e moshës, lëkura humbet elasticitetin dhe më pas shfaqen rrudhat e mimikës dhe më pas ato të thella.
Megjithatë, ka raste kur shenjat e lartpërmendura nuk kanë të bëjnë aspak me moshën. Ato ndikohen nga faktorë të tjerë mjedisorë dhe të stilit të jetesës.
Këtu përfshihen: ushqyerja e keqe, mungesa e gjumit dhe stresi kronik.
Ekspertët, thonë se ndër shkaktarët më të mëdhenj të rrudhave janë: stresi, ndotja mjedisore, dielli dhe mungesa e gjumit.
Dielli
Ekspozimi ndaj rrezeve UVA dhe UVB mund të shkaktojë plakje të parakohshme të lëkurës dhe rrudha.
Ndotja Mjedisore
Ndotja mjedisore mund të ketë një ndikim madhor në rrudhat e fytyrës.
Studimet thonë se gratë që jetojnë në zonat urbane kanë më shumë rrudha dhe njolla në fytyrë se ato që jetojnë në zonat rurale.
Mungesa e Gjumit
Gjumi është i rëndësishëm për një lëkurë të lëmuar dhe për bukurinë e jashtme. Ekspertët rekomandojnë 6-8 orë gjumë në ditë.
Stresi
Ekspertët thonë se stresi rrit nivelet e kortizolit, një hormone i cili pakëson aftësinë e lëkurës për të ruajtur lagështinë.
Sheqeri
Sheqeri i tepërt shkakton plakje të parakohshme të lëkurës.
Mimika
Rrudhja e syve gjatë leximit në kompjuter dhe shprehitë e tjera të fytyrës kontraktojnë muskujt, të cilat nxisin formimin e rrudhave, sidomos në zonën e syve.
Përdorimi i pipëzës për konsumin e lëngjëve gjithashtu nxit formimin e rrudhave përreth gojës.
Duhani
Duhani është një nga shkaqet më të fortë të rrudhave.