Aromat dhe mjetet ruajtëse që zakonisht gjenden në pelenat për fëmijë, kozmetikë, produkte për lëkurën dhe lodrat janë ndër shkaqet më të zakonshme të ekzemës te fëmijët.
Autorët e një studimi të ri, të botuar në gazetën australiane të Dermatologjisë, thanë se fëmijët që vuajnë nga alergjitë e lëkurës duhet të testohen në mënyrë që të identifikohet shkaku i alergjisë.
Studiuesit analizuan të dhënat e testit që datojnë nga 1993 deri 2017, që përfshinë 511 fëmijë që kishin alergji të lëkurës.
Arsyjet e alergjisë ishin përzierje e aromave që gjenden zakonisht në parfume, kozmetike, produkte lavanderi dhe pasta dhëmbësh.
Autori kryesor i studimit, Claire Felmingham tha se prindërit duhet të marrin në konsideratë testimin e fëmijëve të tyre nëse ata kanë ekzema të vazhdueshme që nuk i përgjigjet trajtimit, si edhe të mbajnë një sy në etiketat e produkteve për përbërësit që zakonisht shkaktojnë alergji