Shigjetarët më të mirë të Kosovës, në konkurrencën e seniorëve dhe juniorëve, po marrin pjesë për momentin në kampionatin evropian të sallës (Indoor), që po mbahet në Samsun të Turqisë, prej 25 shkurt deri më 2 mars 2019.
Kosovën e përfaqësojnë katër garuesit: Atdhe Luzhnica e Hazir Asllani, në kategorinë e seniorëve, dhe Drenis Mala e Edi Dvorani, tek juniorët.
Luzhnica e Asllani janë bursistë Olimpikë për Lojërat Olimpike Tokio 2020, ndërsa Drenisi është Shpresë Olimpike 2019.
Evropiani “Samsun 2019” është i vlefshëm edhe për pikë kualifikuese për në Lojërat Olimpike Tokio 2020.