Shoqata Humanitare Bamirëse “Bereqeti” dega në Gjilan e cila funksionon në kuadër të Bashkësisë Islame të Kosovës ndihmoi familjet me jetim me 50 metra dru për ngrohje ne këto ditë të ftohta dimri.
Janë ndihmuar dhjetë familje me jetimë me nga 5 metra dru për ngrohje.
“Gjendja e tyre edhe para reshjeve të borës nuk ishte e mirë, por pas reshjeve të borës së fundit ajo është vështirësuar edhe më shumë, andaj mendojmë sado pak kemi lehtësuar gjendjen e tyre për ta tejkaluar këtë të ftohtë”, ka thënë koordinatori i shoqatës, Agim Hyseni. /2LONLINE.com/