DYLON

Kastrati: Kamenica së shpejti me shkollë profesionale

Kastrati: Kamenica së shpejti me shkollë profesionale
Avatar photo Redaksia

Kryetari i Komunës së Kamenicës, Qëndron Kasrati, ka pritur sot në takim drejtorin e organizatës “Qëndresa Kosovare”, Islam Cakaj, si dhe menaxherin e kësaj organizate, Samir Salihu, të cilët prezantuan projektin dhe procedurat për fillimin e ndërtimit të shkollës profesionale në Kamenicë.

I pari i komunës është shprehur i lumtur që Kamenica po bëhet me shkollë profesionale, e cila sipas tij luan rol të veçantë në orientimin e nxënësve në karrierë.

“Lajm fantastik për komunën tonë. Kamenica bëhet me shkollë profesionale! Tejet i lumtur që së shpejti do të nisë ndërtimi i shkollës profesionale në komunën tonë, në kampusin e shkollave të mesme. Kjo shkollë luan rol të veçantë në orientimin e nxënësve në karrierë dhe ne vazhdimisht po angazhohemi që fëmijët e Kamenicës të kenë mundësi të barabarta me vendet e tjera”, ka thënë ai.

EkoHigjiena

Kryetari Kastrati ka falënderuan organizatën “Qëndresa Kosovare” dhe donatorin nga Kuvajti për këtë projekt.

“Falenderoj organizatën “Qëndresa Kosovare”, që përmes donatorit nga Kuvajti, po bëhet e mundur ndërtimi i një shkolle me të gjitha kushtet e nevojshme! Urime!”, është shprehur ai.

Ndërsa përfaqësuesit e organizatës “Qëndresa Kosovare”, falënderuar kryetarin Kastrati për mundësinë e dhënë që këtë projekt ta shpalosin në Komunën e Kamenicës, duke thënë se së shpejti do të fillojnë procedurat. /2LONLINE.com/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.