Shoqata Humanitare Bamirëse “Bereqeti“, e cila veprimtarinë e saj e zhvillon në kuadër të Bashkësisë Islame të Kosovës, sot ka vazhduar t’u dalë në ndihmë familjeve në nevojë.
Agim Hyseni koordinator i kësaj shoqate ka bërë me dije se u ndihmuan 15 familje me jetimë në komunën e Gjilanit. “Ndihma e ofruar përbënte një pako ushqimore të përgatitur mjaft mirë me gjërat më elementare për ushqim dhe higjienë”, thotë Hyseni, transmeton 2LONLINE.com.
Këto pako ishin donacion i Muharrem Huruglicës nga Malisheva e Gjilanit, me punë të përkohshme në Zvicër.
“ Shoqata “Bereqeti” falënderon, z.Muharremin dhe të gjithë ata që kontribuojnë në përgatitjen e këtyre pakove ushqimore, për t’iu dalë në ndihmë familjeve në nevojë, duke e lutur Allahun që t’i shpërblejë në këtë botë dhe në ahiret”, ka thënë Agim Hyseni. /2LONLINE.com/