DYLON

Përurohet salla për zhvillimin e procedurave rekrutuese për nëpunësit civilë

Përurohet salla për zhvillimin e procedurave rekrutuese për nëpunësit civilë
Avatar photo Redaksia

Ministri i Ministrisë së Punëve të Brendshme, Agim Veliu, sot ka bërë përurimin e sallës për zhvillimin e procedurave rekrutuese për nëpunësit civilë.

Gjatë kësaj ceremonie, ministri Veliu theksoi se krahas përgatitjeve të nevojshme për aktet nënligjore dhe teknike për menaxhimin e burimeve njerëzore të institucioneve të administratës publike, janë bërë edhe përgatitjet për fillimin e zbatimit në praktikë të Ligjit për Zyrtarët Publikë.

Me këtë rast, Ministria e Punëve të Brendshme ka krijuar sistemin i cili do të shërbejë edhe si portal pune, i emëruar “KONKURSI”, të cilin do ta përdorin të gjitha institucionet publike.

EkoHigjiena

Ndërsa, për lëvizje paralele brenda kategorisë dhe ngritjes në detyrë, ka krijuar edhe Qendrën Testuese/sallën për zhvillimin e procedurave rekrutuese, e cila mund të përdoret edhe nga institucionet tjera derisa ato të krijojnë kushte infrastrukturore për menaxhim dhe zhvillim të këtyre procedurave.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.