Shoqata Humanitare Bamirëse “ Bereqeti” dega në Gjilan e cila funksionon në kuadër të Bashkësisë Islame të Kosovës, për festën e Fitër Bajramit ka ndarë 780 dhurata për fëmijë, bënë me dije koordinatori I kësaj shoqate, Agim Hyseni.
Këto dhurata shumë modeste ishin të dedikuara fëmijëve të moshave të vogla dhe ju janë dhuruar nxënësve të disa shkollave të klasës së parë. Kësaj radhe kanë përfituar nxënësit e klasës së parë të shkollës fillore “Abaz Ajeti”, “Sadulla Brestovci”, “Rexhep Elmazi” dhe Zija shemsiu . Gjithashtu disa sosh janë ndarë edhe fëmijëve të disa lagjeve të qytetit. /2LONLINE.com/