DYLON

Vendoset pllaka “Shtëpia Bazë e UÇPMB-së” në shtëpinë e Ymer Latifit në Pogragjë të Gjilanit

Vendoset pllaka “Shtëpia Bazë e UÇPMB-së” në shtëpinë e Ymer Latifit në Pogragjë të Gjilanit
Avatar photo Redaksia

Në fshatin Pogragjë të Gjilanit, u vendos pllaka “Shtëpia Bazë e UÇPMB-së”, në shtëpinë e Ymer Latifit, për të treguar kështu mirënjohjen e thellë për këtë familje për kontributin e dhënë përgjatë luftës së UÇPMB-së, në të gjitha format, duke përfshirë këtu edhe vënien e shtëpisë në shërbim të luftës, përkatësisht për Ushtrinë  Çlirimtare për Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc, ushtarët e saj, transmeton Portali 2LONLINE.com.

Ish zëdhënësi politik i UÇPMB-së, Shaqir Shaqiri  ka thënë se sot po e vëmë një pllakë me të cilën po e etiketojmë një shtëpi si bazë e logjistikës së UÇPMB-së, pra sot shtëpia e intelektualit Ymer Latifi, po nderohet si “Shtëpia Bazë e UÇPMB-së”, me qëllim që gjithmonë të përkujtohet si një shtëpi bazë e veprimtarisë logjistike dhe ushtarake që ishte vënë në shërbim të ushtarëve të lirisë.

EkoHigjiena

Ai tha se kjo shtëpi para se të bëhet bazë e UÇPMB-së, dikur ishte vënë në shërbim edhe të luftës së UÇK-së, dhe jo vetëm kaq, pasi nga kjo shtëpi iu bashkuan UÇK-së, vëlla e motër Resul dhe Shadije Latifi. Por, siç u shpreh Shaqiri, për shkak të situatës së krijuar në Luginën e Preshevës dhe luftës që filloi për çlirimin e asaj Kosove të paçliruar, kjo shtëpi shumë shpejtë mori edhe misionin  tjetër kombëtar, u shndërruar në vendtakim dhe strehë për ushtarët e lirisë, u shndërruar në pikë orientimi dhe bazë e armatimit për UÇPMB-në.

“Prandaj ish Shtabi i Përgjithshëm i UÇPMB-së,  dhe komandanti i saj, Shefket Musliu, morën vendimin e duhur, që në këtë shtëpi të vënë pllakën “Shtëpia Bazë e UÇPMB-së”, me qëllim të bartjes së kujtimit te gjeneratat që na pasojnë, për luftën e UÇPMB-së, peripecitë dhe sakrificën që e bënë ushtarët e lirisë, mbështetjen që populli i dha asaj lufte dhe për amanetin që duhet përfunduar”, ka thënë Shaqir Shaqiri, ish zëdhënësi politik i UÇPMB-së, transmeton Portali 2LONLINE.com.

Në emër të familjes Latifi, fjalën e mori Shkëlqim Latifi, i cili ka falënderuar të gjithë të pranishmit që morën pjesë në këtë ditë të shënuar për këtë familje që është respektuar me vendosjen e kësaj pllake përkujtuese e kontributit të dhënë.

“Dua ta ndajë gëzimin dhe krenarinë që ne si familje, sot po e përjetojmë me vendosjen e kësaj pllake që shërben për kujtim për brezat e ardhme”, ka thënë ai, transmeton Portali 2lONLINE.com.

Përndryshe, pllaka “Shtëpia Bazë e UÇPMB-së”, solemnisht u zbulua nga Nazmi Hajredini, kryetar i Organizatës së Veteranëve të UÇPMB-së. Ish ushtarja Shadije Latifi  dhe Faik Jonuzi, baba i dëshmorit të kombit, Sherif Jonuzi, ushtarit të UÇPMB-së, të rënë në altarin e lirisë. /2LONLINE.com/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.