Shfaqja “a.y.l.a.n” nga Jeton Neziraj, regjisore Blerta Neziraj, prodhim i Teatrit të Gjilanit, fiton çmimin kryesor në Festivalin Kontrapunkt 56 në Poloni.
Çmimi i madh i jurisë në shumën prej 10,000 PLN përveprën “a.yl.a.n.” realizuar nga Teatri i Qytetit – Gjilan, Kosovë i jepet për performancën mjeshtërore e realizimin me mjeshtri të dramës në temën jashtëzakonisht të vështirë të luftës mes së mirës dhe së keqes, si dhe ngjalljen e një ndjenje sublime duke u përballur me absurditetin e përditshmërisë dhe interesat e cekëta njerëzore, me faktin e zhveshur brutal të një vdekjeje të pakuptimtë e të pafajshme.
Përndryshe, shfaqja “a.y.l.a.n” ishte shpallur shfaqja më e mirë edhe në Festivalin “Talia e Flakës 2020”
JA ÇMIMET E JURISË: