Komuna e Kamenicës në bashkëpunim me UNDP dhe DokuFest kanë shfaqur dokumentarin “Unë jam Greta” në Amfiteatrin e Bulevardit të Qytetit.
Në këtë dokumentar u shfaqen sfidat, kryesore me të cilat është përballur Greta Thumberg, duke mbrojtur kauzën e saj për çështjen e ngrohjes globale.
Kryetari i Komunës, Kadri Rahimaj së bashku me Shefin e Kabinetit, Vaxhid Rexhepaj dhe zyrtarë të tjerë u bashkuan me qytetarët e Kamenicës për ta parë shfaqjen e këtij dokumentari.
Ky dokumentar ishte frymëzim për të gjithë ata të cilët kanë kauzë çështjet klimatike.