/2L ONLINE/ – Autoritetet policore kanë bërë me dije për një grabitje e armatosur që ka ndodhur në fshatin Vërbovc të Komunës së Kllokotit. Nënkolonel Shaban Azizi, zëvendësdrejtor në Drejtorinë Rajonale të Policisë në Gjilan, ka bërë me dije se në këtë fshat është bërë një grabitje me armë tek pompa e benzinës “JETA” nga ana e tre personave të maskuar.
Dyshohet se ata ishin me AK-47 dhe kanë grabitur para rreth 350-400 € nga punëtori i pompës. si dhe mbushje të telefonit mobil. I pranishëm ka qenë edhe rojtari i pompës dhe se gjatë grabitjes raportohet se nuk është lënduar askush.
Njësitet relevante me udhëzime të Prokurorit ka qenë në vendin e ngjarjes. Rasti i referohet Njësisë së Hetimeve Rajonale. /2L ONLINE/
Foto ilustrim