Zyrtar të listës serbe dhe kandidat për deputet nga kjo listë mbrëmë posa kishe kaluar ora 12 pas mesnate kishin filluar fushatën. Ata sipas Sllobodan Petroviqin kishin uzurupar tri vendet për vendosjen e Billboardeve në Graqanicë.
“Policia ka dalë në vend ngjarje, edhe prokurori po ashtu, ai ka urdhëruar që asnjë billboardë të mos vendoset derisa sa kjo çështje të zgjidhet” thot Petroviq për Telenws.al.
Sipas tij, incidenti kishte ndodhur nga ora 00 deri në ora 03 të natës së mbrëmshme.
“Aty ishte kryetari i komunës, Vladeta Kostiq, zëvendës kryeministri Branimir Stojanoviq, kryetari i komunës paralele të Prishtinës, Lubinko Kraagjiq, kandidati për deputet nga lista serbe,Srxhan Popoviq dhe përkrahës të tyre” thotë Petroviq.
Petroviq shton se tani ai ndodhet në KQZ dhe kërkesa e tij është “ ose këto vende të ndahen përgjysmë, ose asnjë parti të mos vendosë reklama partiake”.
I kontaktuar kryetari Kostiq nuk u lajmërua në telefon.
BURIMI: Telenews.al