(2L ONLINE) – Autoritetet policore nga Drejtoria Rajonale e Policisë së Kosovën në Gjilan ka bërë të ditur për një rast të arrestimit të një qytetari serb nga Kllokoti për kanosje të prindërve të tij. Rasti nga policia është klasifikuar si ‘dhunë familjare’
Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës (PK), në Drejtorinë Rajonale në Gjilan, tha se ankuesi serb, shtetas i Kosovës, me banim në Kllokot, ka raportuar se ka pas një mosmarrëveshje me djalin e tij dhe është kanosur nga ai pasi që ka dashur ta shesë traktorin e tij pronë familjare.
Gjithashtu i dyshuari e ka kanosur dhe sulmuar edhe nënën e tij, thotë toger Hashani.
I dyshuari është arrestuar dhe rasti procedohet në Prokurorinë Themelore. /2L ONLINE/
/fotoilustrim/