DYLON

Meta kërkon nga India njohjen e Kosovës

Avatar photo Redaksia

Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Ilir Meta gjatë takimit me kryetaren e Parlamentit të Indisë, Sumitra Mahajan, ka ripërsëritur kërkesën e Shqipërisë për njohjen e shtetit të Kosovës nga India.

“Njohja e shtetit të Kosovës nga India është një kontribut, jo vetëm për paqen dhe stabilitetin në rajonin tonë, por edhe në funksion të thellimit të miqësisë mes dy popujve”, është shprehur Meta.

EkoHigjiena

Meta dhe Mahajan gjatë këtij takimi ndanë bindjen e përbashkët se marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Indisë duhen konkretizuar dhe çuar më tej drejt një stadi më të lartë të bashkëpunimit politik dhe ekonomik.

Meta ka thënë se afrimi i mëtejshëm i dy vendeve dhe dy popujve kërkon zhvillimin e një marrëdhënieje konstante pune përmes finalizimit të marrëveshjeve dypalëshe në proces dhe përmes intensifikimit të shkëmbimeve tregtare dhe ekonomike.
Në këtë kontekst, Meta ka shprehur vullnetin e palës shqiptare për të mirëpritur investitorët indianë në Shqipëri, e cila mund të shërbejë si një portë hyrëse për tërë rajonin e Ballkanit.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.