Duke iu referuar një rasti të regjistruar në statistikat policore, që ka ndodhur në “Rrugën e Prishtinës”, në Gjilan”, Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës (PK), në Drejtorinë Rajonale në Gjilan ka bërë me dije se pas një mosmarrëveshje për një borxh dy persona janë sulmuar nga tre të tjerë.
Hashani ka thënë se dy persona kanë raportuar në Policinë e Kosovës, përkatësisht në stacionin policor të Gjilanit, se pas një mosmarrëveshje rreth një borxhi që kanë pasur me tre të dyshuarit, janë sulmuar nga ata me mjete të forta duke ju shkaktuar lëndime trupore.
“Të dyshuarit janë arrestuar nga ana e Policisë së Kosovës. Ata janë intervistuar në prezencë të avokatit mbrojtës. Me vendim të prokurorit të shtetit që të tre të dyshuarit ndalen në mbajtje për 48 orë”, ka thenë zëdhënësi Hashani.
Rasti procedohet në gjykatë