Thonjtë e infektuar të këmbës zakonisht marrin ngjyrë të bardhë ose të verdhë. Myku ushqehet me keratinën që gjendet në lëkurë.
Por, pavarësisht kësaj ju mund të kuroni mykun e thonjve edhe në kushte shtëpie:
1.Uthulla e mollës: Uthulla e mollës është një ndër ilaçet natyrale më të mira për të kuruar mykun e thonjve. Veprimi i saj acidifikues, i përzier me atë të sodës së bukës luftojnë bakteret funginale të thonjve.
Mbushni një legen me ujë të vakët. Shtoni 1 gotë uji me thull molle dhe mbani këmbët për afro 15 minuta. Më pas shtoni 5 lugë sodë buke dhe mbajini edhe 15 minuta të tjera .
Më pas fshini këmbët me një copë pambuku. Ky veprim duhet përsëritur dy deri në tre herë në javë.
2.Vaji i arrës së kokosit: Vaji i arrës së kokosit është një ndër armiqtë e përbetuar të infeksionit mykotik të thonjve të këmbës.
Ai ka përmbajtje antibakteriale dhe antioksiduese. Merrni pak vaj kokosi dhe masazhoni thonjtë e dëmtuar disa here gjatë ditës .
Mos i lani këmbët pas masazhimit. Mjafton të mbani çorape të pastra.
3.Vaji i pemës së çajit (Tea tree oil): Vaji i pemës së çajit ka venti antikmykotike dhe antibakteriale shumë të forta. Ai shërben për të kuruar mykun e thonjve, kruarjet, lëkurën e mavijsour poshtë shputës dhe morthin.
Me ndihmën e një tamponi pambuku ose garzë sterile lyeni thonjtë e dëmtuar dhe mbajeni për 30 minuta.