DYLON

Haziri: Ekzekutivi i Gjilanit është mykur në esencë sikur ambulanta në “Arbëri”

Haziri: Ekzekutivi i Gjilanit është mykur në esencë sikur ambulanta në “Arbëri”
Avatar photo Redaksia

“Mobilizim dhe angazhim i jashtëzakonshëm i strukturave të LDK-së dhe qytetarëve të Gjilanit, karshi një qeverie e cila po vazhdon të identifikohet si qeverisje e lloçit, mospunës, mosdijes dhe e mosinteresimit total për politikat zhvillimore. Diskriminimi ndaj qytetarëve është bërë kulturë e pushtetit që po administron me Gjilanin”, ka thënë në një reagim të tij, Lutfi Haziri, kryetari i LDK-së, së Gjilanit.

Ai tha se “dallimi mes LDK-së dhe këtyre që po administrojnë është si nata me ditën”.

EkoHigjiena

“Është e pafalshme se si e kanë degraduar investimin e qeverisë së Katarit në ambulanten e lagjes “Arbëria”, në të cilën marrin shërbime edhe disa fshatra përreth.  Myku që e ka kapluar këtë qendër shëndetësore, në esencë tregon se sa e mykur është qeverisja e udhëhequr nga VV. Gjilani meriton shumë më shumë dhe shumë më mirë”, ka thënë Haziri i LDK-së. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.