Nëse ju kap gripi, duhet patjetër të qëndroni në shtrat, të konsumoni sa më shumë lëngje dhe gjithçka duhet të kalojë.
Kurat popullore të praktikuara në shtëpi janë po aq të përhapura sa vetë sëmundja.
Merreni me sportivitet
Kur jeni sëmurë trupi juaj ka nevojë për më shumë energji se zakonisht që të luftojë bakteret, kështu që gjëja e duhur që duhet të bëni është të merrni disa ditë pushim dhe të qetësoheni.
Qëndroni në shtrat
Të qëndroni në shtrat sigurisht ndihmon, por të qëndroni zgjuar deri në orë të vona jo. Mungesa e gjumit e bën sistemin tuaj imunitar të dobët dhe rekuperimi është më i vështirë.
Lëngjet dhe cajrat ju ndihmojnë me forcimin e muskujve, ndalojnë dhimbjen e kokës si dhe ju hidratojnë. Mbani gjithmonë një gotë në dorën tuaj jo vetëm me lëngje por dhe me ujë. Mundohuni të mbani larg kafeinën, alkoolin, apo sodat pasi dehidratojnë organizmin tuaj. Pini gjëra të nxehta
Përdorni një lugë mjaltë
Mjalti do ju ndihmojë shumë me dhimbjet e fytit dhe me heqjen e kollës.
Bëni një dush të nxehtë
Frymëmarrja në avull bën që të keni një frymëmarrje më të lirshme. Edhe pse nuk jemi shumë të sigurt nëse kjo metodë funksionon ose jo, nuk humbni asgjë nëse e provoni.
Pini supë pule
Studimet tregojnë se supa e pulës ndihmon në qetësimin e inflamacionit në trupin tuaj. Përveç se lufton simptomat e gripit, supa ka kaloritë dhe energjinë e nevojshme për mundjen e gripit.