Shërbimit të Hemodializës në Spitalin e Përgjithshëm në Gjilan sot iu shtuan edhe 6 aparate të hemodializës të blera me buxhetin e Spitalit. Kjo u mundësua pas rritjes së buxhetit për investime kapitale për këtë vit nga ana e Ministrisë së Shëndetësisë, thuhet në njoftimin e Spitalit të Përgjithshëm të Gjilanit.
“Këtij kontigjenti të aparaturave të hemodializës ia shtojmë edhe tri aparatura të fituara donacion nga populli i Kuvajtit në fundin e vitit të kaluar si dhe 5 aparatura relativisht të reja me të cilat kemi operuar në 3-4 vitet e fundit, mund të themi se tashmë reparti i hemodializes operon me shumicën e aparaturave të reja të cilat do te rrisin cilësinë dhe sigurinë e shërbimeve për pacientët e këtij reparti të ndjeshëm”, thueht tutje në njoftim..
Poashtu me këto aparatura të reja do të lehtësohet edhe puna e personelit në këtë repart.
“Jemi të vendosur që përmes investimeve nga donacionet dhe planifikimit buxhetor të rrisim cilësinë dhe gamën e shërbimeve për pacientët tanë”, thuhet në fund të njoftimit të Spitalit të Përgjithshëm të Gjilanit. /2LONLINE/