Nga sot qytetarëve të Komunës së Gjilanit, do t’i ofrohen shërbime edhe më të shpejta e më cilësore shëndetësore nga Shërbimi i Urgjencës së Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare.
Kjo pasi që nga sot Shërbimit të Urgjencës së QKMF-së i është shtuar edhe një auto-ambulancë e re.
Në pranim-dorëzimin e saj, ishte edhe i pari i komunës Alban Hyseni bashkë, bashkë me u.d të drejtorit të QKMF-së Basri Kamberin dhe personelin shëndetësor të shërbimit urgjent.
Alban Hyseni, tha se nga një që ishte, po bëhen katër autoambulanca.
Ai tregoi se sot kanë kanë pranuar autoambulancën e re me vlerë rreth 60,000 euro.
“Me investime në shëndetësi, po ofrohen shërbime cilësore dhe efikase, për të gjithë, pa dallim”, tha kryetari Hyseni. /2LONLINE/