DYLON

Gagica i AAK-së shprehet i lumtur që u mbështet propozimi i tij për bartjen e mjeteve buxhetore për disa kategori

Gagica i AAK-së shprehet i lumtur që u mbështet propozimi i tij për bartjen e mjeteve buxhetore për disa kategori
Avatar photo Redaksia

“Jam i lumtur që propozimi im për bartjen e mjeteve buxhetore për rritjen e pagave të punëtorëve të Tregut, projekti i varrezave të dëshmorëve, kërkesës së Shoqatës Hendikos, Shoqatës së të Verbërve dhe Shoqatës “Pema”, u miratua sot në seancën e pestë të Kuvendit Komunal në Gjilan’, është shprehur Nazim Gagica, kryetar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Dega në Gjilan, njëherësh anëtar i Kuvendit Komunal të Gjilanit.

Ai shprehu kënaqësinë që propozimi i tij u vlerësua nga kolegët kuvendarë pasi mori mbështetjen e plotë të Grupit të Këshilltarëve nga Lidhja Demokratike e Kosovës, nga Partia Demokratike e Kosovës si dhe nga Vatra.

EkoHigjiena

“Aleanca do të përkrah dhe mbështes fuqishëm edhe bartjen e mjeteve financiare për të gjitha projektet që janë në shërbim të kategorive të shoqërisë dhe të atyre që kanë ndikim të drejtpërdrejt në jetën e qytetarëve të Gjilanit”, ka thënë Nazim Gagica i AAK-së.  /2LONLINE/.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.