Shënon gol bën “selfie” dhe ndëshkohet Arbitri i një ndeshje futbollit në MLS në SHBA duket se nuk është duke përcjellur trendet më të reja të rrjeteve sociale në internet. Një futbollist në ligën e SHBA-ve, MLS ka dashur të bëjë diçka që është shume në trend në mesin e të rinjve dhe në rrjetet sociale në internet, duke dashur të bëjë një foto, “selfie”, por nuk ka kaluar pa u ndëshkuar nga arbitri.
Futbollisti i Kansas City, Dom Dwyer pas golit të shënuar ndaj Chicagos ka vrapuar tek tribuna dhe nga sigurimi i lojës ka marr një telefon celular për të festuar golin me një “selfie” me bashkëlojtar dhe tifoz. Megjithatë arbitri ka menduar ndryshe, ai e ka ndëshkuar me karton të verdhë, të gjithë mendojnë se arbitri definitivisht nuk i përcjell trendet.