Sot është mbajtur një aktivitet në kuadër të “Ditës Ndërkombëtare të Romëve”, në Shtëpinë e Kulturës “Isa Kastrati” në Kamenicë.
Kjo ditë synon të rrisë ndërgjegjësimin mbi sifdat me të cilat përballen komuniteti rom në të gjithë botën, si dhe bënë thirrje për përfshirje sociale.
Gjatë këtij manifestimi, romët e Kamenicës kanë zhvilluar traditat e tyre përmes këngëve, vallëve dhe shfaqjes së ekspozitave me vizatime të ndryshme.
Kryetari i Kamenicës, Qëndron Kastrati tha se si institucion duhet të angazhohen më shumë për afirmimin dhe integrimin e këtij komuniteti në shoqëri.
“Romët në vendin tonë ballafaqohen me sfida nga më të ndryshmet: që nga problemet e shkollimit, papunësisë, varfërisë e diskriminimit. Të gjithë ne jemi të obliguar të reflektojmë dhe të trajtojmë tjetrin me dinjitet pavarësisht përkatësisë”,u shpreh ai.
Ndërkaq, nënkryetari për komunitete Bojan Stamenkoviq tha se ndihet mirë për organizmin e kësaj dite, pasi tregojmë mbështetje për këtë komunitet.
“Jemi këtu të shohim dhe të përkrahim traditat e romëve. Ne si shoqëri njërëzore duhet t’i mbështesim dhe përkrahim ata”, potencoi ai.