Nazmije Demolli- Kastrati, nga Njësia Komunale për të Drejtat e Njeriut, ka treguar për historikun e kësaj dite. “vizioni i kësaj dite shtrihet përtej zgjidhjes së konflikteve në rrugë paqësore dhe pa dhunë, dhe se përfaqëson një mundësi për individët që të bashkohen paqësisht, nën moton e unitetit global’”, ka thënë Kastrati.
Po ashtu, në shënimin e kësaj dite, nga drejtues të Njësisë Komunale për të drejtat e Njeriut, janë dhënë disa këshilla, duke u thënë se duhet të kemi më shumë sukses në krijimin e një partneriteti nacional të mirëfilltë për zhvillim, për të luftuar urinë, injorancën, varfërinë dhe sëmundjet, duhet ta ndërtojmë një Kamenicë sa më të mirë.
Kemi nevojë për tolerancë, dhe mirëkuptim më të madh ndërmjet qytetarëve të komunës sonë.
Asgjë nuk mund të jetë më e rrezikshme për përpjekjet tona në ndërtimin e paqes, dhe zhvillimit se sa një qytet i ndarë në vija fetare, etnike apo kulturore.
Në secilin komb dhe në kuadër të të gjitha shteteve, duhet të punojmë për të avancuar unitetin e bazuar në humanitetin tonë të përbashkët./S.Kastrati/