Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, Drejtori i Drejtorisë Komunale të Arsimit, Qahil Sinani dhe të tjerë kanë marrë sot pjesë në ditën e shkollës “Dom Mikel Tarabulluzi” në fshatin Stubëll të Epërme të Vitisë.
Me këtë rast kryetari Haliti ju është drejtuar të pranishmit me një fjalë rasti ku ndër tjerash tha se kjo shkollë me krenari mbanë emrin e njërit ndër mësuesit të parë të shkollës shqipe në Stubëll të Epërme objekti i së cilës sot është shkollë muze.