Forca e Sigurisë së Kosovës organizon manifestimin qendror në shënimin e Ditës së Forcës së Kosovës. Manifestimi Qendror mbahet në Kazermën “Adem Jashari” në Prishtinë, duke filluar nga ora 11:00.
Në Manifestimin qendror janë të ftuar të marrin pjesë, personalitetet më të larta politike dhe ushtarake, si Presidentja e Kosovës, Kryeministri i Kosovës, Kryeparlamentari i Kosovës, përfaqësues të Komisionit për Siguri të Forcës së Sigurisë, Komandanti i KFOR-it, përfaqësues të NLAT-it, të FSK-së, ambasadorët e akredituar në Kosovë, atashetë ushtarak, përfaqësues të mediave, përfaqësues të jetës kulturore, artistike dhe sportive, nxënës të shkollave fillore të mesme, student si dhe qytetarë të Kosovës, transmeton RTK>
Pas mbajtjes së fjalimeve, nga Presidentja, Kryeministri, dhe Komandantit të FSK-së: do të parakalojnë kuadratet e FSK-së, dhe më pas, vazhdon program kulturo-artistik, nga ansamblet dhe këngëtarët e njohur shqiptarë.
Po ashtu, do të dekorohen pjesëtarët e dalluar të FSK-së, kurse pas dekorimit, bëhet parakalimi i kuadrateve të FSK-së.
“Dita e Forcës” shënohet edhe në të gjitha Kazermat e FSK-së, ku ambientet e FSK-së do të jenë të hapura për qytetarët e Kosovës, si në Prishtinë, Mitrovicë, Ferizaj, Gjilan, Prizren, Istog dhe Bardhi i Vogël.
Ndryshe, Komandanti i FSK-së, gjeneral-lejtnant Kadri Kastrati ka deklaruar se janë në përfundim të studimit të brendshëm që do t’i dorëzohet Qeverisë së Kosovës, e cila do të vendos për të ardhmën e FSK-së.
Sipas tij, ky vit është vit i suksesit për FSK-në, pasiqë ka përmbushur të gjitha kapacitetet operacionale të cilat janë vlerësuar edhe nga NATO.
Kastrati ka thënë se në FSK janë duke u bërë analiza të thella se ku janë dhe se çka duhet të ndryshohet që një ditë KFOR-i të largohet dhe FSK të jetë ushtri.
“Jemi në fund të studimit dhe besojë që në fillimin e vitit të ardhshëm do të dalim me rekomandimin që do t’i dorëzojmë qeverisë se çka duhet të bëhet me të ardhmen e FSK-së”, ka thënë ai.