Në Kosovë u shënua dita botërore e Sklerozës Multiple, mes kërkesave për mbështetje të vazhdueshme institucionale për të prekurit nga kjo sëmundje, e cila kërkon kohë të gjatë për trajtim, me një kosto të lartë financiare.
Skleroza Multiple prek trurin dhe palcën kurrizore, duke e zhveshur mbështjellësin e fijeve nervore.
Simptomat e zakonshme të kësaj sëmundjeje janë: çrregullimi i shikimit, dhembja dhe mpirja e gjymtyrëve, vështirësitë në koordinim, dobësimi i muskujve, lodhja, çrregullimi i disponimit dhe çrregullimi në jashtëqitje dhe urinim.
Kryetari i Shoqatës së Neurologisë së Kosovës, Afrim Blyta, falënderoi stafin shëndetësor në Klinikën e Neurologjisë për angazhimin në trajtimin e pacientëve me MS, derisa kërkoi mbështetje nga Ministria e Shëndetësisë edhe për projekte tjera.
Në Kosovë janë 700 persona të prekur me Sklerozë Multiple, ndërsa në botë 2.1 milionë njerëz.
Drejtori i Neurologjisë, Nexhemedin Shala, tha se rreth 300 pacientë marrin trajtim në klinikën e tij. Sipas Shalëa, angazhimi shtetit për të përmubshur kërkesat e stafit shëndetësor rreth trajtimit të Sklerozës Multiple, ka krijuar kushtet për trajtim të një numri kaq të madh të pacientëve.
Zëvendësministrja e Shëndetësisë, Dafina Gexha, tha se Qeveria e Kosovës mbetet e përshkushtuar për të mbështetur qytetarët me Sklerozë Multiple. Gexha, më tutje, deklaroi se Ministria e Shëndetësisë, në kuadër të politikave të saj, ka ndarë mjetet financaire për t’i dalë në ndihmë personave të prekur me këtë sëmundje.
Shoqata e Neurologjisë e Kosovës ka ndarë mrënjohje për gjitha institucionet, që kanë mbështetur realizimin e projektit nacional të Sklerozës Multiple. /2LONLINE.com/