DYLON

ShSKUK: 232 pacientë në trajtim nga COVID-19

ShSKUK: 232 pacientë në trajtim nga COVID-19
Avatar photo Kimete Ibrahimi

Në klinikat COVID të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës dhe në 7 spitalet e përgjithshme, po trajtohen 232 pacientë.

Në saje të raportit 24 orësh të punës, për datën 21 maj 2021, 133 pacientë janë të konfirmuar me COVID-19.

EkoHigjiena

9 persona janë në gjendje të rëndë shëndetëssore, ndërsa 160 nën asistim të oksigjeno-terapisë.

Në QKUK janë të shtrirë 130 pacientë:

7 pacientë janë në gjendje të rënduar

72 janë të konfirmuar me Sars Cov-2

99 janë me oksigjeno-terapi.

Numri i pacientëve të shtrirë, sipas klinikave:

Klinika Infektive, 53 pacientë

Klinika e Pulmologjisë, 63 pacientë

Mjekimi Intensiv -COVID, 7 pacientë + 1 në Repartin Intensiv në Klinikën Infektive

Klinika e Pediatrisë, 6 pacientë

Klinika e Gjinekologjisë, 1 pacientë.

Në spitalet e përgjithshme janë të shtrirë 102 pacientë:

2 në gjendje të rënduar

61 të konfirmuar pozitivë

61 me oksigjeno-terapi.

Numri i pacientëve të shtrirë, sipas spitaleve të përgjithshme:

Spitali i Prizrenit, 19 pacientë

Spitali i Gjakovës, 16 pacientë

Spitali i Pejës, 32 pacientë

Spitali i Gjilanit, 21 pacientë

Spitali i Ferizajt, 8 pacientë

Spitali i Mitrovicës, 3 pacientë

Spitali i Vushtrrisë, 3 pacientë. /2LONLINE.com/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.