DYLON

Prokuroria Speciale shenjëstron tre raste të reja

Prokuroria Speciale shenjëstron tre raste të reja
Avatar photo Redaksia

Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës (PSRK), Blerim Isufaj, ka mbajtur sot takimin e radhës me ekipin e përbashkët për përzgjedhjen dhe shenjëstrimin e Krimeve të Rënda,  ku janë shënjestruar tre (3) raste të koduara si “Eufond”, “Thesari” dhe “Adriatiku”.

Prokuroria Speciale njofton se rasti i parë i shënjestruar “Eufond”, është kundër një (1) personi për veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”, nga neni 422 paragrafi 1 lidhur me nenin 77 të KPRK-së.

EkoHigjiena

Ndërkaq, rasti i dytë i shenjëstruar “Thesari”, është kundër dy (2) personave për veprat penale “Keqpërdorim i detyrës zyrtare dhe autorizimit” nga neni 414, paragrafi 2 dhe 3 pika 3.4 në lidhje me paragrafin 1 të KPRK-së dhe “Shpëlarja e parave” nga neni 302 të KPRK-së, lidhur me veprën penale “Pastrimi i parave” nga neni 56 i Ligjit nr. 05/L-096 për parandalimin e pastrimit të parave dhe luftimin e financimit të terrorizmit lidhur me nenin 31 të Kodit Penal të Republikës se Kosovës, te njëjtit gjenden në paraburgim. 

Gjithashtu, rasti i tretë të shenjëstruar “Adriatiku”, është kundër shtatë (7) personave në drejtim të veprave penale “Pjesëmarrja dhe organizimi i grupit kriminal të organizuar” nga neni 277 paragrafi 1 të KPRK-së, lidhur me veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge” nga neni 267 paragrafi 1  lidhur me nenin 275 paragrafi 1 pika 1.1 dhe 1.9 të  KPRK-së, si dhe për veprën penale “Mbajta në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” nga neni 366 paragrafi 1 i KPRK-së. 

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.