(2L ONLINE) – Në Gjilan është shënuar Dita Botërore për parandalimin e abuzimit me fëmijë. Me këtë rast, nën organizim të organizatës “Psikoterapeutët në Veprim”, nxënës të shkollave fillore të qytetit, kanë ngritur zërin e tyre ndaj këtij fenomeni dhe dukurive tjera negative në shoqëri.
Drejtoresha ekzekutive, Sevdije Musliu, duke kërkuar solidaritet më të madh në luftimin e dukurisë së abuzimit me fëmijë, tha se vazhdimisht na bie të dëgjojmë shprehjen “fëmijët janë e ardhmja jonë’, por harrojmë faktin se fëmijët janë edhe e tashmja jonë, janë brenga jonë e përditshme.
“Duke qenë kategoria më e ndjeshme dhe më e pambrojtur e shoqërisë, fëmijët më së shpeshti janë viktimë e llojeve të ndryshme të abuzimit. “Rritja e numrit të fëmijëve që janë viktimatë abuzimit,është një indikator që prek ndërgjegjen tonë si shoqëri”, ka thënë Musliu.
Kurse drejtori i Qendrës për Punë Sociale, Mursel Zymberi, tha se sot fëmijët po shprehin reagimin e tyre, përmes pankartave të ndryshme, kundër dhunës së çfarëdo lloji qoftë.
“Kjo është mënyra mëe mirë për të nxitur reagimin e mekanizmave shoqëror kundër këtij fenomeni”, ka thënë Zymberi.
Ai tha se qeverisja komunale në Gjilan qëndron gjithmonë në anën e fëmijëve. Mesazhet e tyre i kanë dhënë edhe drejtorë shkollash, nxënës dhe zyrtarja për barazi gjinore dhe të drejta të fëmijëve. /2L ONLINE/