(2L ONLINE) – Për më shumë se 8 muaj, policia e Kosovës në Viti ka kapur 30 raste te prerjes ilegale te drunjve, ndërkohë që për këtë periudhë kohore ka konfiskuar rreth 150 metra kub dru. Megjithëse ky mekanizëm po has në vështirësi të shumta për shkak të terrenit të vështirë dhe të natyrave të tjera, ajo veprimtarinë rreth parandalimit të kësaj dukurie e shef si rezultat të kënaqshëm me mundësi të ngritjes së mëtutjeshme.
Zëvendës komandanti i policisë së Kosovës në Viti, Fatos Latifi bënë të ditur se në krahasim me periudhën e kaluar, këtë vit janë shënuar më shumë rezultate në këtë drejtim, transmeton vitialive.
Sipas tij, policia për sezonin që vjen do të planifikoj plan konkret për parandalimin e kësaj dukurie, ndërkohë që është duke bashkëpunuar me Drejtorinë e Bujqësisë dhe Pylltarinë për koordinimin e punëve për të ardhmen.
Nga prerja ilegale e pyjeve, dëmet më të mëdha janë malet e Kopilaqës, Debëlldehut e Vërnakollës, ka theksuar Granit Avdyli zyrtar komunal për pylltari. Përkundër këtyre dëmeve, ai ka theksuar se këtë vit janë shënuar rezultate në luftimin e kësaj dukurie.
Sipas tij, drutë e konfiskuara deponohen në depon e pylltarisë në Viti dhe me shitjen e tyre përmes ankandit, mjetet shkojnë në buxhetin e komunës. Në sipërfaqet pyjore të territorit të komunës së Vitisë, janë të angazhuar 10 pylltarë, gjë që për ruajtjen e tyre ky numër është shumë i pakët, vlerësojnë si qytetarët vitias ashtu edhe mekanizmat përkatës të institucioneve komunale.
http://www.vitialive.com/lajme-lokale/item/5122-jan%C3%AB-sh%C3%ABnuar-p%C3%ABrparime-n%C3%AB-ruajtjen-e-pyjeve-n%C3%AB-komun%C3%ABn-e-vitis%C3%AB.html