Foto-lajm: Komuna e Vitisë pos që është duke bërë shenjëzimin vertikal dhe horizontal në rrugët kryesore brenda dhe jashtë qytetit ka vazhduar me këtë projekt edhe në lokalitetin më të madh të kësaj komune në Pozheran.
Ky projekt është mirëpritur në veçanti nga qytetarët të cilët kanë theksuar se me të po sigurohet qarkullimi i lirë dhe i sigurte i pjesëmarrësve në komunikacion.