DYLON

Baraliu: Kosovës i duhet një qeveri stabile

Baraliu: Kosovës i duhet një qeveri stabile
Avatar photo Redaksia

Njohësi i çështjeve politike, Mazllum Baraliu, ka bërë me dije se Kosovës i duhet një qeveri stabile.

Në një intervistë dhënë për gazetën “Epoka e re”, ai ka thënë se për këtë arsye subjektet politike duhet të reflektojnë, duke lëvizur nga qëndrimet aktuale politike.

Baraliu ka pranuar se koalicioni PDK-AAK-Nisma mund ta bëjë qeverinë e re duke llogaritur në mbështetjen e disa deputetëve por, sipas tij, një qeveri e tillë nuk do të ishte stabile. Baraliu nuk e ka përjashtuar mundësinë e përsëritjes së krizës politike të vitit 2014.

EkoHigjiena

“Është e mundshme të kemi përsëritje të asaj krize, sepse Kushtetuta e Kosovës është e tillë që ka vakum. Kjo mund ta krijojë mundësinë që të ketë ngecje apo bllokadë”, ka thënë Baraliu.

BURIMI: Epoka e Re

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.