Kombëtarja e Kosovës në Shenjëtari Sportive ka udhëtuar drejt Mynihut të Gjermanisë, ku prej sot e deri më 31 maj 2019 do të mbahet Kupa e Botës, në disiplinat pushkë dhe pistoletë.
Kosovën e përfaqësojnë Urata Rama Gagica, Drilon Ibrahimi, që garojnë në pushkë 10 metra, si dhe Lumturije Rama e Nexhat Sahiti në pistoletë 10 metra.
Urata e Driloni janë edhe bursistë Olimpikë të Komitetit Olimpik të Kosovës.