Këshilli komunal për organizimin e manifestimit për nderë të 14 Qershorit-Ditës së Çlirimit të komunës së Vitisë, ka mbajtur sot një takim me anëtarët e këtij këshilli, për të shqyrtuar mundësin për shënimin e kësaj dite.
Me qenë se ende jemi në një gjendje jo të volitshme sa i përket situatës pandemike, anëtarët e këtij këshilli u dakorduan që të shqyrtohet në mbledhjet e ardhshme, mundësia e organizimit të programit artistik apo jo.
Gjithçka do të vendoset të organizohet konform rekomandimeve të IKSHP-së, me vlersimin e situatës pandemike në ditët në vazhdim.