Gjykata Themelore në Prishtinë ka liruar ish-imamin e Xhamisë së Madhe “Mehmet Fatih”, në Prishtinë, Shefqet Krasniqin, nga të trija akuzat që rëndonin mbi të. Krasniqi akuzohej për shtytje për terrorizëm, nxitje të urrejtjes dhe shmangie nga tatimi.
Kryetari i trupit gjykues, Beqir Kalludra, ka thënë, ndër tjerash, se nuk ka pasur prova të mjaftueshme ndaj Krasniqit.