DYLON

Haradinaj: E pakompromis do të jetë lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar

Haradinaj: E pakompromis do të jetë lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar
Avatar photo Redaksia

Nën kryesimin e kryeministrit të Republikë së Kosovës, Ramush Haradinaj, është mbajtur takimi i gjashtë i nivelit të lartë të Sundimit të Ligjit, ku fokus i diskutimit të sotëm ishte puna e Këshillit Gjyqësor të Kosovës e prezantuar nga kryetari Nehat Idrizi dhe Gjykatës Supreme e prezantuar nga kryetari Enver Peci.

Kryeministri Haradinaj tha se Kosova është në fazën kur përpjekjet për sundimin e ligjit janë agjendë e përditshme dhe kështu do të jetë një kohë të gjatë, derisa kërkoi nga pjesëmarrësit që të angazhohen më shumë në arritjen e rezultateve dhe në rritjen e besimit të qytetarëve ndaj sistemit të drejtësisë në vend.

“Që nga krijimi i kësaj Qeverie, sot kemi mbajtur takimin e 6-të me radhë dedikuar kësaj fushe aq të rëndësishme në forcimin e shtetit tonë dhe rrugës tonë të integrimeve Euro-Atlantike. Sot, ne pamë nga afër rezultatet e punës në sistemin gjyqësor të Kosovës dhe Gjykatës Supreme. Sistemi i drejtësisë po tregon një përparim që dëshmon përkushtimin e institucioneve të Kosovës”, tha kryeministri Haradinaj.

EkoHigjiena

Në takim u prezantuan të dhënat konkrete, ku u kuptua që gjykatat e të gjitha niveleve gjatë vitit 2017 kanë pasur në shqyrtim 618 991 lëndë, derisa janë zgjidhur 310 880.

Nëse krahasohet numri i lëndëve të bartura nga vitet e kaluara, Gjykatat në vitin 2017 kanë arritur t’i zvogëlojnë këto raste për 91016, që nënkupton rritje drastike të efikasitetit, 89% të aktakuzave kanë përfunduar me aktgjykime dënuese, janë shënjestruar 39 lëndë, për 29 lëndë janë ngritur aktakuzat.

Nga prezantimet e të arriturave u kuptua që në vitin 2017 janë zgjidhur 412 lëndë të korrupsionit, dhe se efikasiteti i zgjidhjes së lëndëve është përmirësuar dukshëm, ku nga mbi 60% ka rënë në 30% me shkallë të spastrimit me 145%.
“Ndonëse na presin edhe shumë sfida përpara, institucionet tona kanë shënuar rezultat në kryerjen e punëve të tyre dhe mbështetja ime dhe e Qeverisë do të jetë e pakompromis!”, theksoi kryeministri Haradinaj.

Në takimin e sundimit të ligjit morën pjesë edhe ministri i Financave, Bedri Hamza, ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, ministri i Punëve të Brendshme, Flamur Sefaj, ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Greg Delawie, shefja e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Nataliya Apostolova, shefja e EULEX-it, Alexandra Papadopoulou, si dhe përfaqësuesit e Prokurorisë, Gjyqësorit, të Policisë dhe të Doganës së Kosovës.

Në këtë takim, për sundim të ligjit dhe rendit, u tha se sundimi i ligjit vazhdon të mbetet sfidë për vendin dhe se po punohet me përkushtim për përmirësimin e gjendjes në këtë fushë.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.