Imami i Xhamisë së Madhe në Prishtinë, Shefqet Krasniqi, nuk mund të besojë se SHBA-të nuk do t’ju lëshojnë viza atij dhe dy imamëve tjerë, Irfan Salihut dhe Enes Ramës. “Tash sa kuptova prej mediave. Askush as m’ka paralajmëruar e as që m’ka thënë gjë. Mbase mund të jetë spekulim nga mediat, si material për konsum”, ka thënë Krasniqi për Indeksonline. Ai e ka vlerësuar dhe vazhdon ta vlerësojë lart ndihmën e popullit amerikan për Kosovën, duke shtuar se gjithmonë amerikanët i ka trajtuar me respekt nëpër ligjëratat e tij.
“Disa herë e kam potencuar se ata pas Allahut na kanë sjellë lirinë. Madje edhe për liritë fetare, unë e kam marr shembull Amerikën”, është shprehur Imami, i cili duke u thirr në demokracinë amerikane, nuk beson se do të vendosen restrikcione ndaj tij, “vetëm për një fjalë goje”.