Imami i Xhamisë së Madhe në Prishtinë, Shefqet Krasniqi thotë se ata që e kanë shkaktuarngërçin politik në vend e kanë interesin personal dhe partiak mbi atë shoqëror dhe shtetëror.
“Thuajse secili prej neve është i pazëvendësueshëm, dhe se vetëm ai duhet të jetë i pari, dhe ai nuk bënë të jetë as i dyti e as i treti, kjo është një sëmundje, e cila mjerisht ka kapluar një pjesë të shoqërisë, respektivisht liderëve tanë, e që rezultatet e kësaj e kanë quar vendin në këtë ngërç politik, ku më së shumti është ka pëson shteti dhe vendi”, ka thënë Krasniqi në një intervistë për Indeksonline.
I pyetur se si i ka parë zhvillimet në Kuvend gjatë seancës konstituive, hoxhë Shefqet Krasniqi thotë se
ajo çfarë ka ndodhur në Kuvend, në atë seancë, ka qenë e nivelit shumë të ulët.
“Mua më ka ardh marre atë që e kam parë, dhe se çfarë ka ndodhur në Parlament, duke filluar nga përçarja e tyre për karrige se kush ku ka me u ulë, e deri te ajo kush ka me fol e kush ka me udhëheq, dhe kështu me radhë. Si lojë e fëmijëve, një gjest që më së paku iu ka hije politikanëve, dhe njerëzve të zgjedhur nga populli. Mua më ka ardh marrë që ka qenë drejtpërdrejt në televizion, ku ishte edhe faktori ndërkombëtar prezent. Do të kisha dashur që kjo seancë të jetë jashtë syve të qytetarëve”, ka thënë ai tutje.