Shefja e grupit parlamentar të Nismës Socialdemokrate, Mimoza Kadriu-Qerimi, thotë se ndihet e lumtur që i kaloi propozimi në seancën e sotme të Kuvendit Komunal të Gjilanit, që të kemi edhe një Çmim me emrin “Hanumshahe Abdullahu – Zymberi” që do t’iu jepet personaliteteve të merituara, gjatë datës 7 dhe 8 mars, për të arriturat në arsim, në aktivizëm shoqëror dhe në shtetndërim.
Kadriu-Qerimi në seancën e kuvendit, e cila është duke i zhvilluar edhe në këto momente, punimet e saja. propozoi që në kuadër te rregullores për ndarjen e titujve të nderit, çmimeve, mirënjohjeve dhe shpërblimeve të futet çmimi “Hanumshahe Abdullahu – Zymberi”. Çmimi në fjalë do tu jepej personaliteteve, për të arriturat e tyre në arsim, në aktivizëm shoqëror dhe në shtetndërtim, transmeton 2LONLINE.
“Në mënyrë unanime u përkrah ky propozim nga të gjithë këshilltarët, po ashtu këtë propozim e kanë përkrahur të gjitha komitetet dhe nga debatet publike”, ka bërë me dije Mimoza Kadriu – Qerimi.