Marrëveshjet forcojnë lidhjet tona

Marrëveshjet forcojnë lidhjet tona

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, ka shkruar në profilin e tij se nënshkrimi i marrëveshjeve në mes të Kosovës e Shqipërisë, forcojnë lidhjet tona ekonomike, arsimore, kulturore dhe në shumë fusha të tjera janë një zhvillim pozitiv për qytetarët tanë.

Ja postim i i plotë

Përshëndes punimet e mbledhjes së përbashkët të qeverive të dy vendeve tona, Kosovës dhe Shqipërisë.

Nënshkrimi i marrëveshjeve që forcojnë lidhjet tona ekonomike, arsimore, kulturore dhe në shumë fusha të tjera janë një zhvillim pozitiv për qytetarët tanë.

Unë besoj se këto marrëveshje, por edhe të tjerat që do të nënshkruhen në të ardhmen, do të gjejnë zbatim të menjëhershëm dhe efikas, e jo të mbesin vetëm pjesë e diskursit tonë publik.

Vetëm duke bashkëpunuar ngushtë me njëri-tjetrin, duke ndihmuar njëri-tjetrin, duke promovuar bashkë vlerat tona, ne ndërtojmë një jetë më të mirë për qytetarët tanë dhe një të ardhme më të ndritur për gjeneratat e reja.

KOMENTE