Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka pritur në takim ekipin e Institutit për Qeverisje të Sigurisë (ISG) nga SHBA, të kryesuar nga dr. Keith Dunn, të cilët sot vazhdojnë ciklin e radhës të këshillë dhënies njëjavore në Ministrinë e Mbrojtjes.
Me këtë rast, Ministri Mehaj shprehu mirënjohjen dhe vlerësimin e lartë për punën e tyre, në mbështetjen e Ministrisë së Mbrojtjes, për hartimin e duhur të politikave, procesin e planifikimit dhe instrumentet tjera të nevojshëm për realizimin efektiv të procesit të tranzicionit dhe zhvillimit të Ministrisë së Mbrojtjes dhe FSK-së. /2LONLINE/