Derisa ende nuk e ka definuar të ardhmen, Xherdan Shaqiri vazhdon të jetë aktiv në botën komerciale.Futbollisti kosovar do të jetë një ndër dy figurat kryesore të video-lojës ‘FIFA 15’, për versionin zviceran.
Shaqiri do të jetë në kopertinë bashkë me yllin argjentinas të Barcelonës, Lionel Messin. “Ne e kemi zgjedhur edhe një herë Xherdan Shaqirin për një arsye të thjeshtë: ai ka bindur me arritjet e tij sportive me klubin e Bayernit të Munichut dhe Përfaqësuesen e Zvicrës, sidomos në Kupën e Botës.
Ne i dëshirojmë atij suksese në edicionin e ardhshëm”, ka deklaruar drejtori i marketingut të Electronic Arts GSA, Born Vocking. Ju kujtojmë që e ardhmja e Xherdan Shaqirit nuk është zbardhur ende. Largimi i tij nga Bayerni i Munichut duket i sigurt ndërsa skuadra që po këmbëngul më së shumti për të, sipas mediave italiane, është Roma. Klubi i ardhshëm i Shaqirit pritet të mësohet gjatë ditëve në vazhdim